Nga Kadastra e Elbasanit te Hetimi Tatimor, Everest Kazheli merr detyrën e re pas dorëheqjes 3 orë pas emërimit

Nga Kadastra e Elbasanit te Hetimi Tatimor, Everest Kazheli merr detyrën e re pas dorëheqjes 3 orë pas emërimit

Everest Kazheli Everest Kazheli është emëruar në krye të Drejtorisë së Hetimit Tatimor pas një qëndrimi rekord prej vetëm tri orësh në detyrën e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Elbasan. Emërimi i ri vjen pak ditë pasi ai u largua nga posti i mëparshëm, pa bërë publike arsyet e dorëheqjes. Më 9 tetor Kazheli u emërua drejtues i Kadastrës në Elbasan, por qëndrimi i tij në këtë pozicion zgjati vetëm tri orë përpara se të largohej nga detyra. Pas dorëheqjes në krye të institucionit u vendos Gentian Mahmutaj, i cili më herët mbante postin e përgjegjësit të sektorit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme të ASHK-së. Arsyet që çuan në largimin e menjëhershëm të Kazhelit nga Kadastra nuk u bënë publike. Tashmë emërimi i tij...