Nga “Beretat e Gjelbra” te diplomacia, Eric Wendt zyrtarisht ambasador i SHBA-së
Eric Wendt, gjenerallejtënant në pension i Forcave Speciale amerikane “Beretat e Gjelbra”, sjell në detyrën e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri një karrierë të gjatë ushtarake dhe diplomatike, me mbi 34 vite shërbim aktiv. Gjatë karrierës së tij, Wendt ka mbajtur disa poste të rëndësishme komanduese dhe ka drejtuar struktura të mëdha me personel ushtarak, civil dhe ndërinstitucional. Ai ka shërbyer në Evropë si Komandant i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s, duke pasur nën komandë forcat speciale të caktuara për Aleancën, përfshirë edhe njësitë shqiptare të operacioneve speciale. Në këtë rol, ai ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me drejtues dhe përfaqësues të strukturave shqiptare të mbrojtjes. Wendt ka kaluar 55 muaj në operacione luftarake në zona të ndryshme të botës. Një pjesë të rëndësishme...
Burimi:
kohajone.com