Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës

Neutralizohen flakët në zonën e Shpiragut dhe Kuçovës

Pas ditësh të tëra përpjekje intensive të forcave tokësore dhe ajrore për përballimin e vatrave të zjarrit në jug dhe juglindje të vendit, situata në zonat e Shpiragut dhe Kuçovës është stabilizuar këtë të dielë, më 27 korrik. Gazetarja Glidona Daci, duke raportuar live për Klan News nga Kuçova, bëri me dije se, sipas kontrolleve ajrore të fundit, nuk ka më vatra aktive në zonën e Shpiragut, pasi nuk janë konstatuar më shenja tymi apo flakësh. Sipas saj, kjo nuk ofron siguri që këto vatra nuk do të riaktivizohen pasi “Gjithcka është e mundur për shkak të temperaturave të larta...