Netanyahu priti 102 kosovarë dhe kërcënoi Millosheviçin/ Nazarko: Ai i dha njohjen Kosovës
Gazetari Mentor Nazarko ka rikthyer në vëmendje raportet historike mes Izraelit dhe Kosovës, duke kujtuar pritjen e 102 refugjatëve kosovarë në vitin 1999 dhe qëndrimin që, sipas tij, Benjamin Netanyahu mbajti ndaj ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç. Nazarko u shpreh se, pavarësisht debateve që lidhen me veprimet e Izraelit në Gaza, nuk duhet të anashkalohen episodet historike që, sipas tij, dëshmojnë mbështetjen ndaj popullit të Kosovës. “Duhet të përmendim, për të gjithë ata që e shohin me dyshim, faktin se Netanyahu priti 102 refugjatë kosovarë në vitin 1999 dhe kërcënoi Millosheviçin më 23 dhjetor të po atij viti”, deklaroi Nazarko. Ai iu referua gjithashtu një episodi që lidhet me një ftesë të Jaser Arafatit për Krishtlindje në Betlehem, duke cituar paralajmërimin që, sipas tij, Netanyahu i...
Burimi:
ntv.al