Nesër Kuvendi/ Berisha tregon lëvizjen e opozitës: Nuk ka bojkot, të ngrihemi në këmbë…

Nesër Kuvendi/ Berisha tregon lëvizjen e opozitës: Nuk ka bojkot, të ngrihemi në këmbë…

Sali Berisha TIRANË-Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kryedemokrati Sali Berisha ka hedhur poshtë mundësinë e një bojkoti të Kuvendit nga opozita. Berisha ka njoftuar se opozita do të vijojë përballjen politike brenda Parlamentit dhe do të përballen aty me kryeministrin Edi Rama. Sali Berisha: Koha fton sot çdo demokrate e demokrat, të gjithë mbështetësit tanë, të ngrihen në këmbë dhe me të gjitha mjetet demokratike të përballen me këtë regjim. Të dashur miq, sot ne kishim një mbledhje të zgjatur të grupit parlamentar. E vërteta është se, të drejtat themelore kushtetuese të deputetëve shkelmohen dhe nuk respektohen. E vërteta është se, Edi Rama bën gjithçka që PD të privohet nga jeta parlamentare dhe komponenti i saj parlamentar. Mohohen njëra pas tjetrës të drejtat më themelore kushtetuese...