Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nëntori, muaji i “Trashëgimisë Shqiptare”/ Projektligji drejt miratimit në Kanada: Shqiptarët vazhdojnë të lënë gjurmë historike në vendin tonë
👁3401
Deputeti kanadez, Yvan Baker riprezantoi në Dhomën e Komunave projektligjin e tij si anëtar privat, i cili, nëse miratohet, do të shpallte muajin nëntor si Muajin e Trashëgimisë Shqiptare në të gjithë Kanadanë. Baker falënderoi deputetin Peter Fonseca për mbështetjen dhe për faktin që e ka dytësuar këtë projektligj. Ai shprehu shpresën se të gjithë anëtarët e Dhomës së Komunave do ta mbështesin nismën. “Kanadezët me prejardhje shqiptare kanë lënë dhe vazhdojnë të lënë gjurmë historike në Kanada, me kontribute që prekin komunitete në të gjithë vendin dhe që pasqyrohen në jetën ekonomike, politike, shoqërore dhe kulturore të Kanadasë”, u...