Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nëndetëset që po dërgon Trump afër Rusisë, një model mund të mbajë afërsisht 160 koka bërthamore
Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar që dy “nëndetëse bërthamore” t’i afrohen Rusisë, pa dhënë informacion për llojin e nëndetëses, megjithëse dyshohet se bëhet fjalë për një nëndetëse bërthamore të klasës Ohio, e cila është thelbësore për strategjinë e frikësimit të kundërshtarit. Edhe pse opinioni publik botëror është mësuar tashmë me deklaratat bombastike dhe veprimet “energjetike” të liderit amerikan, dislokimi i “dy nëndetëseve bërthamore” për shkak të një përplasjeje me ish-presidentin rus, Dmitry Medvedevin përbën lëvizjen më të rrezikshme që është ndërmarrë nga Shtëpia e Bardhë. Në deklaratën e tij, Trump thekson se ka dislokuar “dy nëndetëse bërthamore në rajonet...