Nën hetim për kontrabandë, NRG e ‘mushkonjave’ fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

Nën hetim për kontrabandë, NRG e ‘mushkonjave’ fiton tendera me “ndihmë” nga Jonaid Myzyri i KPP

Tenderët e spërkatjes kundër mushkonjave të zonave bregdetare dhe urbane janë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe Prokuroria e Tiranës, ku janë regjistruar procedime penale. Para pak kohësh, kreu i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri, u paraqit disa herë para hetuesve dhe prokurorëve të SPAK-ut, teksa atë e “pickuan” insektet e vogla. Ai dyshohet për shpërdorim detyre dhe favorizim te kompanive pjesëmarrëse në tendera, teksa shpalli fitues ato që ofruan më shumë. Madje, Myzyri guxonte dhe nuk zbatonte as vendimet e Gjykatës Administrative të Apelit, pavarësisht se ishte një vendim i formës së prerë. Një arrogancë e frikshme...
Burimi: Gijotina.com