Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Sipas burimeve, Ballukut i është njoftuar zgjatja e hetimeve nga ana e SPAK, deri më janar të 2027-ës. Balluku akuzohet për Shkelje e barazisë në tendera për disa procedura prokurimi, përfshirë ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, disa lote të Unazës së Madhe të Tiranës dhe tendera të tjerë (në të paktën 8 raste të hetuara), korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë: Për shkelje dhe favore në tendera në këmbim të ryshfeteve (përfshirë periudhën kur drejtonte “Albcontrol”). Po ashtu ajo akuzohet dhe për pastrim të produkteve të veprës penale (pastrim parash). Në qershor 2026, Gjykata e Posaçme vendosi sekuestrimin preventiv të një vile në...