Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Nën akuzë për shpërdorim detyre, dorëhiqet kreu i AMP-së
Kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij. Raportohet se Sulejmani i ka dorëzuar një ditë më parë dorëheqjen ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxhës. Arsyet e dorëheqjes së kreut të AMP-së ende nuk dihen. Ai u pezullua nga detyra më 16 prill me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, por u rikthye sërish në detyrë 10 ditë më pas me vendim të Gjykatës së Tiranës. Prokuroria kishte ngritur ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, e cila është pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas Prokurorisë së Beratit, Sulejmani...