Burimi:
Javanews.al

Negociatat për qeverinë e re, Kurti fton LDK-në e Lumir Abdixhikut
👁9402
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti i ka dërguar një letër kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke e ftuar për konsultime para konstituimit të parlamentit. “Me qëllim të konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së qeverisë së re, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në një takim të mërkurën, më 9 prill, në orën 15:00, apo të enjten, më 10 prill, në orën 9:00 ose në 14:00”, thuhet në letrën e siguruar nga mediat vendase. Nuk dihet nëse Kurti iu ka bërë ftesë edhe partive të tjera opozitare. Sipas...