Negociatat BE-Shqipëri, mbyllet cikli i raportimeve për dy kapituj të drejtësisë

Negociatat BE-Shqipëri, mbyllet cikli i raportimeve për dy kapituj të drejtësisë

Shqipëria përmbylli ciklin e raportimeve me Komisionin Europian për kapitujt 23 dhe 24 që i përkasin grupit të Themeloreve. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në një postim në rrjetet sociale tha se Tirana dëshmoi “se shteti i së drejtës ndërtohet me punë të përditshme, bashkëpunim institucional dhe rezultate të prekshme”. Në këtë proces, Ministria e Drejtësisë ka udhëhequr 21 takime raportuese, mbi 85 orë diskutime e negociata dhe mbi 3 mijë e 500 faqe dokumentacion teknik. “Tabelat e përputhshmërisë, draft-ligjet, relacionet shpjeguese dhe analizat cilësore tregojnë qartë për një proces që ecën me standardet më të larta europiane”, theksoi Manja....