Në timon nën efektin e alkoolit, pranga 22-vjeçarit në Sarandë

Në timon nën efektin e alkoolit, pranga 22-vjeçarit në Sarandë

Një 22-vjeçar banues në Francë ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur. Raportohet se i riu me inicialet S.B., humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me pemët në anë të rrugës ‘Skënderbeu’ gjatë orëve të natës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme ligjore.
Burimi: Sot.com.al