“Në Shqipëri i shpëtuan vdekjes” / Historia e familjes hebreje që shqiptarët e fshehën nga nazistët, rrëfehet në dokumentarin e ish-ambasadorit gjerman
Historia e shpëtimit të një familjeje hebreje gjatë Holokaustit, përmes ndihmës së shqiptarëve që rrezikuan jetën për ta mbrojtur, u soll në vëmendje në Tiranë përmes dokumentarit “Shpëtimi i Enit”, me autor ish-ambasadorin gjerman në Shqipëri dhe ish-kreun e Prezencës së OSBE-së, Bernd Borchardt. Filmi rrëfen historinë e te mbijetuares hebrenje, Enit Altaratz, e cila në vitin 1943 u arratis nga Shkupi drejt Shqipërisë, për t’i shpëtuar perndjekjes dhe vrasjes nga nazistet gjate Holokaustit Borchardt tregon se ideja për dokumentarin lindi gjatë kërkimeve mbi historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri. Gjatë 7 viteve të shërbimit të tij në vend, ai kishte mësuar për këtë kapitull të historisë, por kishte konstatuar se ai ishte studiuar pak. Kërkimet në arkiva dhe intervistat me dëshmitarë e pasardhës...
Burimi:
javanews.al