Në rrjet u aludua se e kërcënoi/ Ministri Toni Gogu pranon takimin me Veliajn: Dua të jem i qartë…
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka konfirmuar se ka takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, por ka mohuar pretendimet se gjatë këtij takimi i ka kërkuar të lërë mandatin me porosi të kryeministrit Edi Rama. Në një reagim në rrjetet sociale, Gogu sqaroi se vizita është zhvilluar të premten dhe se biseda është përqendruar te kushtet e trajtimit të Veliajt, transferimi i tij nga burgu i Durrësit në atë të Fierit dhe ankesat e ngritura publikisht nga avokati i tij. Ministri theksoi se takimi është zhvilluar në kuadër të përgjegjësive të tij institucionale, ndërsa pranoi se me Veliajn e lidh një miqësi e hershme. Ai i cilësoi si të pavërteta aludimet për mesazhin politik që pretendohet se i ka përcjellë kryebashkiakut,...
Burimi:
ntv.al