Në `Prizren Fest`, zëra të ndryshëm me mesazhe të përbashkëta

Në `Prizren Fest`, zëra të ndryshëm me mesazhe të përbashkëta

Në zemër të qytetit, `Prizren Fest` po sjell shfaqje tërësisht të ndryshme në formë, por të lidhura për nga fuqia artistike dhe mesazhi i thellë. Në një vend simbolik si Burgu i Qytetit, u dha shfaqja “Bëje ose vdis”, prodhim i Teatrit të Qytetit “Hadi Shehu” nga Gjakova. Me tekst të autorit të njohur Jeton Neziraj dhe regji nga Blerta Rrustemi-Neziraj, kjo vepër thellësisht politike dhe njerëzore ishte një homazh për Ukshin Hotin – intelektualin e shquar dhe simbolin e qëndresës shqiptare. Një shfaqje që e rikujtoi publikun për sakrificat që ndërtuan themelet e lirisë sonë.Vetëm pak minuta më pas,...