Në Prishtinë të enjten mbahet ligjëratë për historinë, arkeologjinë dhe vazhdimësinë e dardanëve

Në Prishtinë të enjten mbahet ligjëratë për historinë, arkeologjinë dhe vazhdimësinë e dardanëve

25 November, 2026 - 13:21 Takimet kulturore “Pena e Dritës” organizojnë të enjten, më 26 nëntor, ligjëratën me temën “Dardanët – historia, arkeologjia, vazhdimësia”, në bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë. Ligjërata do të mbahet duke filluar nga ora 19:00, nga prof. ass. dr. Ilir Culaj, historian dhe arkeolog në Universitetin e Prishtinës, i cili do të trajtojë historinë dhe trashëgiminë arkeologjike të dardanëve, duke prezantuar edhe zbulimet më të reja arkeologjike, të shoqëruara me pamje dhe shpjegime. Aktiviteti do të përfshijë edhe një program artistik, ndërsa në përfundim të ligjëratës është paraparë një bashkëbisedim me audiencën, ku të pranishmit do të kenë mundësi të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë me ligjëruesin. Pas takimit, për pjesëmarrësit do të organizohet edhe një koktej në ambientet e Agorà-s....