“Në mbledhjen e grupit nuk foli vetëm Çuçi”- Transferimi i Veliajt në Fier, avokati Ndreca zbardh detaje: Disa deputetë të PS më telefonuan të shqetësuar…

“Në mbledhjen e grupit nuk foli vetëm Çuçi”- Transferimi i Veliajt në Fier, avokati Ndreca zbardh detaje: Disa deputetë të PS më telefonuan të shqetësuar…

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ndryshuar institucionin e vuajtjes së paraburgimit për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është transferuar nga IEVP Durrës në IEVP Fier. Ky zhvillim shkaktoi reagime të shumta, teksa në një intervistë për Top Channel avokati i tij, Plarent Ndreca ka treguar edhe mbi prapaskenat në PS në lidhje me këtë vendim të marrë. – Ka pasur deputetë të tjerë të PS që ju kanë kërkuar informacione për Veliajn? A i duket atyre situatë normale? Ndreca: Jo, absolutisht. Dhe besoj se kjo është shprehur edhe sot në mbledhjen e grupit socialist, sepse nuk është vetëm z.Çuçi që e ka shprehur këtë, ai ndoshta ka qenë më i zëshmi. Flas sipas informacionit që kam, sepse as unë nuk kam qenë...