Tragjike/ Shqiptarja humb jetën pasi makina doli jashtë rruge, plagosen 3 fëmijët, një në gjendje të rëndë

Tragjike/ Shqiptarja humb jetën pasi makina doli jashtë rruge, plagosen 3 fëmijët, një në gjendje të rëndë

Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Prata di Pordenone, në Itali, ku ka humbur jetën një 31-vjeçare me origjinë shqiptare, ndërsa tre të mitur kanë mbetur të plagosur. Viktima është identifikuar si Emanuela Shahini, e cila udhëtonte së bashku me dy fëmijët e saj, 15 dhe 11 vjeç, si dhe një shoqe të tyre. Sipas mediave italiane, makina tip “Ford Fiesta” doli nga rruga në një kthesë dhe u përplas me një bllok betoni, përpara se të përmbysej. Familja ishte nisur drejt Villanovës, ku do të merrnin pjesë në një festë ditëlindjeje. Dyshohet se lagështira në asfalt, si pasojë e reshjeve të shiut, mund të ketë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit. Më rëndë është vajza 15-vjeçare e viktimës,...