Në ‘luftë’ me flakët në Fier: Shkuan për të ndihmuar banorët, zjarri u dogji makinat dy efektivëve të policisë

Në ‘luftë’ me flakët në Fier: Shkuan për të ndihmuar banorët, zjarri u dogji makinat dy efektivëve të policisë

fier FIER- Situata vijon të jetë kritike në Fier, ku flakët kanë përfshirë disa zona dhe po favorizohen nga era. Që prej ditës së premte, zjarri po djeg masive me pisha, ullishte, duke rrezikuar banesat. Forcat zjarrfikëse dhe efektivët e Policisë ndodhen në terren dhe po punojnë për të vënë në kontroll vatrat e zjarrit, ndërsa situata vijon të mbetet e vështirë.  Në zonën e Levanit, gjatë ndërhyrjes për t’u ardhur në ndihmë banorëve, mësohet se janë djegur edhe automjetet personale të dy efektivëve të Policisë./ZËRI