Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Në listën e zezë të BE/ Tabaku: Tendera pa garë dhe ligje të veçanta për klientelën, Shqipëria rrezikon marrëveshjen me Evropën
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një sërë shqetësimesh të forta në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, duke kritikuar ashpër mënyrën sesi qeveria shqiptare po menaxhon procesin e prokurimit publik dhe fondet evropiane. “Nuk jemi në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian,” deklaroi Tabaku, duke theksuar se Këshilli i Ministrave ka zbatuar dispozita jo të përputhshme në mënyrë të përsëritur në 12 muajt e fundit. Ajo vuri në dukje se ligji për prokurimin publik ende nuk është rishikuar sipas standardeve evropiane, ndonëse opozita ka propozuar një paketë përmirësuese që është refuzuar nga mazhoranca. Sipas deputetes demokrate, tenderat publikë...