Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Në Lin gjurmë vendbanimesh palafite 7,500-vjeçare
DËSHMITË ARKEOLOGJIKE Në Lin, Pogradec, ka hyrë në fazën e dytë, puna për zbulimin e vendbanimit palafit, që mendohet të ketë ekzistuar atje, rreth 7,500 vjet më parë. Projekti “Lin 3″, po zbatohet nga Instituti i Arkeologjisë Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin e Bernës, në Zvicër. Ardian Anastasi, drejtuesi shkencor për punimet, pas fazës së parë të zbulimit të vendbanimit në ujë, ka të dhëna të forta, se ai shtrihej edhe në bregun e liqenit. “Fazën e parë, e kemi kryer vitin e kaluar dhe ishim të përqendruar në tre sondazhe, që i bëmë nën ujë. Duke qenë se sipërfaqja e këtij vendbanimi është e madhe, vendosëm që në fazën e dytë të bënim disa verifikime lidhur me perimetrin e këtij vendimi, në pjesën tokësore”,...