“Ne kemi tjetër standard”, Klosi përplaset me Berishën për Vlora Hysenin: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje

“Ne kemi tjetër standard”, Klosi përplaset me Berishën për Vlora Hysenin: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje

TIRANË- Masa ndaj ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate të ashpra në Kuvend. Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza të forta ndaj qeverisë, ndërsa në replikë, deputeti socialist Blendi Klosi i kujtoi precedentin me ish-kreun e SHISH, Bashkim Gazidede. Klosi i u drejtua Berishës duke thënë se ai i ka sulmuar gjithmonë institucionet e inteligjencës, ndërsa e akuzon duke e quajtur “më të korruptuarin në Ballkan”. “Në 22 vite ke drejtuar këtë forcë politike, por nuk ke hequr dorë nga akuzat për çdo institucion dhe krerët e shërbimeve sekrete. E përmende vetë, ke goditur institucionet e sigurisë kombëtare.Ne e kemi diskutuar me fakte me reformën në drejtësi standardin tonë. Ne e kemi vërtetuar se nuk do të mbrojmë askënd në raport me drejtësinë dhe të...