Në Galerinë Kombëtare promovohet katalogu i ekspozitës “Still Running” të Xhevdet Xhafës
17 November, 2026 - 13:31 Katalogu i ekspozitës “Still Running” të artistit Xhevdet Xhafa do të promovohet të mërkurën, më 18 nëntor, në ora 18:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Xhevdet Xhafa është një prej figurave pioniere të artit modern në Kosovë, ndërsa “Still Running” shënon ekspozitën e tij të parë personale në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Ekspozita bashkon vepra të krijuara përgjatë më shumë se shtatë dekadave, duke pasqyruar vazhdimësitë, zhvendosjet dhe transformimet e praktikës së tij artistike nëpër periudha të ndryshme artistike, institucionale dhe politike. Katalogu përmban një intervistë të zhvilluar nga Hans Ulrich Obrist me artistin, esenë “Ontologjia piktoriale dhe vetëdisiplina e Xhevdet Xhafës” nga Övül Ö. Durmuşoğlu, tekstin “Autobiografia shpirtërore” të Ješa Denegrit mbi veprën e Xhafës, tekstin “Në kontekstin etnik”...
Burimi:
kultplus.com