Në bulevard rikthehet qetësia, protestuesit largohen nga sheshi! Mjetet e rënda nisin punën për heqjen e gurëve dhe mbetjeve!
Protesta po i afrohet fundit të saj për këtë të shtunë, me policinë që i ka shpërndarë protestuesit dhe ka krijuar një kordon në bulevard. Në bulevard ka mbetur vetëm një numër i vogël protestuesish, të cilët janë përballur me kordonin e policisë, por pa incidente për tu shënuar. Nga ana tjetër, mjetet e rënda kanë zbarkuar në bulevard dhe kanë pastruar gurët e hedhura nga protestuesit, çka më pas ka liruar qarkullimin e mjeteve.
Burimi:
javanews.al