Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Në 85% të QV-ve Fier, s’ka video’/ Bardhi: Balluku urdhëroi nxjerrjen jashtë funksionit. SPAK mbajti gjallë alibinë e Ramës
Deputeti i PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar një tjetër shkelje të rëndë gjatë procesit farsë të votimit në 11 maj, ku një operatore e PEI ka prishur haptazi sistemin e videomonitorimit dhe sipas tij në 85% të QV, Fier, nuk ka pasur regjistrim video. ‘Në QV 2817, njësia administrative Dushk, Bashkia Lushnjë, vetëm 2 orë pasi ka filluar procesi i votimit dhe ku janë regjistruar shkelje të shumta, punonjësja e KQZ prish sistemin e videomonitorimit, duke ndryshuar dhe pozicionuar kamerën në këndin e ambienteve të jashtme të QV. Ky është një krim elektoral dhe KQZ ka detyrimin ta identifikojë punonjësen e vet dhe ta mbajë përgjegjëse penalisht për shpërdorimin e detyrës’, shkruan Bardhi në Facebook. Gjithashtu deputeti i PD ka akuzuar Zv. kryeministren Belinda Balluku...