‘Në 20 vjet u dogjën 500 mijë ha pyje’/ Eksperti Diku: Pasoja katastrofike për ekosistemin, miliarda euro dëm në buxhet!

‘Në 20 vjet u dogjën 500 mijë ha pyje’/ Eksperti Diku: Pasoja katastrofike për ekosistemin, miliarda euro dëm në buxhet!

Eksperti i pyjeve, Abdulla Diku ka ngritur alarmin për pasojat kolosale që sjellin zjarret në ekosistem. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Edvin Parrucës, Diku tha se kostoja e djegies së një hektarë tokë është se barabartë me 10 mijë euro. Nëse do të përfshiheshin edhe kosto të tjera shtesë, si humbja e lëndës drusore,  çlirimi i dioksidit të karbonit, si dhe erozioni, kostoja do të rritej akoma dhe më shumë. Sipas Dikut, vetëm vitin e kaluar u dogjën në total një sipërfaqe prej 46.500 ha pyje, me dëme të pariparueshme për të cilën duhen shekuj që këto sipërfaqe të rikuperohen. Pavarësisht se u ndërmor një nismë vitin e kaluar për të mbjellë pemë të reja...