Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, Gogu: Më 30 shtator publikojmë paketën e re
Pak para nisjes së seancës plenare, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, bëri me dije për mediat se më 30 shtator do të publikohen ndryshimet e reja në Kodin e Procedurës Penale, të hartuara në bashkëpunim me Këshillin e Europës, pas një studimi mbi paraburgimin në Shqipëri. Gogu tha se bëhet fjalë për një nga paketat më të rëndësishme të ndryshimeve në Kod që prej miratimit të tij, e cila vjen pas rekomandimeve të Këshillit të Europës, por edhe pas një dekade reformash në sistemin e drejtësisë. Sipas Gogut, ndryshimet do të trajtojnë çështje që lidhen me përcaktimin e masave të sigurimit, të drejtat e palëve në proces, aksesin në prova, seancën paraprake, prezumimin e pafajësisë dhe publicitetin e seancave. “Në datën 30 shtator, ne publikojmë...
Burimi:
javanews.al