Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Ndonjëherë më duket sikur flas ende me të…”; rrëfimi prekës i ish-bashkëshortes së Maradonës
👁6642
Në një intervistë emocionuese me Oriana Sabatini në podkastin “Where We Go When Dreams”, Claudia Villafañe, dashuria e madhe e Diego Armando Maradonës, ka hapur dyert e privatësisë së saj për të treguar jetën me “Pibe de Oro”. Nga adoleshenca te ndarja e dhimbshme dhe pritja e gjatë për drejtësi, sipërmarrësja dhe organizatorja e dasmave ka folur si kurrë më parë, veçanërisht për mënyrën se si “komunikon” me ish-futbollistin, pas vdekjes së tij. “Vij nga një familje tradicionale, shumë normale, – rrëfen Claudia. – Prindërit e mi kanë punuar gjithmonë. Jetonim me gjyshërit nga nëna, motrën time, babanë, mamanë, unë...