Ndezi zjarrin pranë Uzinës së Armëve në Poliçan, procedohet një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor

Ndezi zjarrin pranë Uzinës së Armëve në Poliçan, procedohet një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor

Zjarri POLIÇAN- Një 63-vjeçari me iniciale M.S., është proceduar penalisht nga policia, pasi dyshohet se ndezi zjarrin në territorin e Kombinatit Mekanik në Poliçan dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe pyjore. Sipas njoftimit të policisë, bëhet me dije se 63-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, bëhet me dije se zjarri që ra mbrëmjen e djeshme brenda territorit të Uzinës së Armëve është shuar, ndërsa sot po punohet për të fikur plotësisht pjesën e mbetur të pyllit me shkurre. Në fikjen e zjarrit u angazhuan 3 mjete dhe 15 zjarrfikës të Repartit Zjarrfikës Berat, 1 mjet me 6 zjarrfikës të Repartit Zjarrfikës Skrapar, i gjithë Reparti Zjarrfikës i Poliçanit dhe dhjetëra forca ushtarake. Njoftimi i Policisë Berat: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Stacionin...