Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, përfshihet nga flakët i moshuari dhe ndërron jetë (Emri)

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, përfshihet nga flakët i moshuari dhe ndërron jetë (Emri)

Një 78-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot. I moshuri humbi jetën tragjikisht pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina në banesën e tij. Viktima është identifikuar si Demer Haxhiu. I moshuari po digjte mbeturinat në oborr kur zjarri ka dalë jashtë kontrollit dhe ka përfshirë trupin e tij. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Laçit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Burimi: Gijotina.com