Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Ndërtuan një fshat të tërë në mes të Thethit”/ Rama i kundërpërgjigjet prokurores Elsa Gjeli: Bëri një ese filozofike për pafajësinë e ndërtimit pa leje
“Ajo që ka ndodhur në Theth gjatë periudhës së zgjedhjeve ose le të themi në muajt para dhe gjatë zgjedhjeve ka pasur një bum ndërtimesh pa leje si rezultat edhe i përgatitjes së sezonit turistik. Jo një por 40 denoncime janë bërë nga policia e shteti për këto ndërtime. Struktura e policisë ka denoncuar ndërtimet pa leje në prokurori dhe siç është bërë e ditur, në një flagrancë spektakolare, ku është ndërtuar një fshat i tërë turistik në mes të Thethit, një prokurore me mbiemrin Gjeli, ka vendosur mos fillimin e hetimeve. Ka refuzuar të shohë se për çfarë bëhet...