Ndërron jetë Alush Dragoshi, ish-Prokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë
Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari, njofton ndarjen nga jeta të ish Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës së Shqipërisë, Alush Dragoshi, në moshën 77-vjeçare. Dragoshi vuante nga një sëmundje e rëndë. Ai ishte Kryeprokuror në vitet 1992-1997. “Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së tij të nderuar, fëmijëve dhe të gjithë njerëzve të dashur! Lamtumirë, miku im i shtrenjtë! Zoti ta mëshiroftë shpirtin dhe të dhëntë paqen e përjetshme! Do të të kujtoj gjithmonë me respekt, mall dhe mirënjohje! Ulliri në foto, qoftë deshmitar në ditën kur të dalim para Zotit, i miqësisë e vëllazërisë tonë të sinqertë” – shkruan ndër të tjera Hajdari.
Burimi:
javanews.al