EMRI/ Shqiptarja aksidentohet me dy fëmijët në Itali teksa shkonte në festën e ditëlindjes, humb jetën 31-vjeçarja, rëndë e bija 4-vjeçe
Një 31-vjeçare shqiptare ka humbur tragjikisht jetën, pasi është përfshirë në një aksident rrugor në Itali. Ajo udhëtonte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur dhe një shok të tyre, kur u aksidentua. Ngjarja tragjike ndodhi në provincën e Pordenones, në Trieste, kur 31-vjeçarja shqiptare, Emanuela Shahini, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë, makina është përmbysur, duke i marrë jetën nënës shqiptare, e cila po udhëtonte rrugës për në Villanova, ku do të merrte pjesë në një festë ditëlindjeje së bashku me fëmijët. Në momentin e aksidentit, ajo ishte në makinë me dy fëmijët e saj të mitur 6 dhe 4 vjeç, dhe shokun e tyre, ku vajza 4-vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është...
Burimi:
ntv.al