Mekanizmi i “idiotëve të dobishëm”/ Deputetja e Ramës propozon ligj për të varrosur tenderat e IT-së

Mekanizmi i “idiotëve të dobishëm”/ Deputetja e Ramës propozon ligj për të varrosur tenderat e IT-së

Deri më sot, kontributi i vetëm i dukshëm publik i deputetes socialiste Briseida Çakërri — e futur në Kuvend në fund të vitit 2025 si zëvendësuese në listën e Vlorës — ishte një perlë e logjikës ekonomike në studiot televizive. E pyetur në korrik 2026 se përse rënia e euros nuk po ulte çmimet e shportës për qytetarët, ajo dha diagnozën e saj lapidare: “Është ulur euro se është forcuar leku”. Një tautologji që do të mjaftonte për ta lënë në arkivat e humorit parlamentar si një deputete të parëndësishme, të paaftë për të kuptuar mekanizmat bazë të tregut. Por kur injoranca ekonomike kombinohet me makinerinë e kartonëve të mazhorancës, batutat kthehen në rrezik kombëtar. Po e njëjta deputete që ngatërron shkakun me pasojën te...