ALIENET JANE GATI TE POPULLOJNE BOTEN
Gary Mosier, i cili ka punuar si kontraktor për institucionet amerikane të mbrojtjes në projektimin e sistemeve të armatimit, ka paraqitur një teori sipas së cilës qeniet jashtëtokësore jo vetëm vizitojnë Tokën, por mund të jetojnë edhe mes popullsisë njerëzore. Në një intervistë për gazetën britanike Daily Mail, Mosier deklaroi se pas 12 vitesh studimesh mbi objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO), ka arritur në përfundimin se disa prej incidenteve të raportuara mund të jenë veprime të qëllimshme të një qytetërimi jashtëtokësor. Sipas tij, shfaqjet e objekteve të paidentifikuara pranë avionëve luftarakë amerikanë synojnë të demonstrojnë epërsi teknologjike. Mosier përmend incidentin e njohur si “Tic Tac”, gjatë të cilit pilotë të Marinës amerikane raportuan një objekt të bardhë fluturues që kryente manovra të pazakonta. Ai e...
Burimi:
ntv.al