HIPOKRIZIA E BASHKIMIT/ BUSHATI: DEL FLAMURI DHE SHAN ME LIBER SHTEPIE AKTIVISTET
Analisti Andi Bushati, replikoi me deputetin e PD-së, Belind Këlliçi lidhur me sulmin që PD u bën aktivistëve të protestës së flamingove, edhe pse nga ana tjetër bën sikur kërkon bashkëpunim me të gjithë për të rrëzuar Edi Ramën. Pjesë nga debati Këlliçi: PD-ja në 9 maj do të jetë në zgjedhje lokale. Zoti Berisha dhe çdo zyrtar i PD-së, në çdo hapësirë publike, flasin për nevojën akute për t’u bashkuar i gjithë spektri opozitar. Bushati: E pavërtetë. Këlliçi: Ku e pavërtetë? Bushati: Po lexoja se dy nga njerëzit e protestës, Sidorela Vatnikaj dhe Edison Lika, numri dy i partisë tuaj (Flamur Noka) i ka marrë me libër shtëpie. Ne i kemi patur edhe në studio dhe ishin kritikë të Ramës dhe kanë ngrënë burgje...
Burimi:
ntv.al