Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i zbulon makinën dhe shtëpinë plot me kokainë dhe euro

Arrestohet i riu shqiptar në Itali, policia i zbulon makinën dhe shtëpinë plot me kokainë dhe euro

Një shtetas shqiptar është arrestuar në Bolzano të Italisë, pasi policia i ka sekuestruar afro dy kilogramë lëndë narkotike, si dhe rreth 13 mijë euro në para të gatshme. Operacioni është zhvilluar nga Seksioni Antidrogë i Policisë së Bolzanos, pas dyshimeve për aktivitet të shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjithçka nisi në rrugën Verona, ku efektivët vunë re shqiptarin duke kryer veprime që dyshohej se lidheshin me një shitje të mundshme droge. Pas vëzhgimit, policia vendosi të ndalonte automjetin që ai drejtonte. Gjatë kontrollit, shqiptari shfaqi nervozizëm dhe dha përgjigje kontradiktore për arsyen e qëndrimit në qytet. Fillimisht deklaroi se kishte ardhur për turizëm së bashku me bashkëshorten dhe vajzën, ndërsa në makinë ndodhej edhe një karrocë fëmijësh. Megjithatë, verifikimet e policisë zbuluan se dy gratë...