‘U varrosën veprat e pavdekshme të rilindasve’, Berisha: Duhet korrigjuar arbitrariteti i kongresit hoxhist për drejtshkrimin!
Me rastin e 118 vjetorit të Kongresit të Manastirit, ditëlindjes së Gjuhës Shqipe, Kryetari i PD-së Sali Berisha kërkon rishikim të rregullave drejtshkrimore të cilat u imponuan kundër dialektit të gegërishtes, në Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972 duke varrosur kështu veprat e pavdekshme të rilindasve. “Gjuha shqipe mori një goditje të rëndë me Kongresin e Drejtshkrimit të nëntorit të vitit 1972” shkruan Berisha. Ditëlindja e re e Gjuhës Shqipe: 118 vjetori i alfabetit të saj. Miq, më 14 nëntor 1908, filloi Kongresi i Manastirit me qëllim të standardizimit të alfabetit të gjuhës shqipe, që zgjati deri më 22 nëntor. Kongresi e pajisi gjuhën tonë me alfabetin e shkronjave të saj latine, alfabetin e vokacionit perëndimor të kombit tonë. Pas Lidhjes së Prizrenit, Kongresi i Manastirit është...
Burimi:
gijotina.com