Puka në terr prej mbrëmjes së të dielës, dy linjat kryesore të energjisë dalin jashtë funksionit
Qyteti i Pukës dhe disa zona përreth vijojnë të jenë pa furnizim me energji elektrike që prej mbrëmjes së të dielës, si pasojë e defekteve të shkaktuara në linjat elektrike nga kushtet e rënduara atmosferike. Linja 35 kV, që lidh nënstacionin e Fushë-Arrëzit me Pukën, ka dalë jashtë funksionit. Ky është defekti i dytë i regjistruar në këtë linjë brenda një jave, duke sjellë ndërprerje të përsëritura të furnizimit me energji elektrike. Situata është vështirësuar edhe më tej pasi jashtë funksionit ndodhet edhe linja alternative e emergjencës Koman–Pukë, duke pamundësuar furnizimin përmes këtij drejtimi. Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut, dëmtime janë shkaktuar edhe në disa linja të tjera të rrjetit elektrik. Përveç qytetit të Pukës, pa energji kanë...
Burimi:
gijotina.com