Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ndahet nga jeta Ndue Cara, ish-kryebashkiaku dhe mjeku i Pukës
Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ndue Cara, ish-kryebashkiak i Pukës dhe një nga figurat më të respektuara të komunitetit. Pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë, ai u shua duke lënë pas një trashëgimi të rrallë shërbimi dhe përulësie, që e dalloi mes shumë drejtuesve vendorë në Shqipëri. Ndryshe nga shumë të tjerë, Ndue Cara zgjodhi të jetojë gjithë jetën si një njeri i thjeshtë, i pandikuar nga pushteti apo privilegjet. Edhe pas përfundimit të mandatit si kryetar bashkie, ai nuk u largua nga qyteti i tij, por iu rikthye profesionit të mjekut me përkushtim....