NATO përballë luftës hibride të Rusisë, vija mes paqes dhe luftës në Evropë po bëhet gjithnjë e më e paqartë

NATO përballë luftës hibride të Rusisë, vija mes paqes dhe luftës në Evropë po bëhet gjithnjë e më e paqartë

Vija që ndan paqen nga lufta në Evropë po bëhet gjithnjë e më e hollë, ndërsa sulmet kibernetike, incidentet me dronë dhe veprimet e tjera të fshehta po shtojnë shqetësimet për sigurinë e kontinentit. Në këtë situatë, NATO po përballet me një sfidë të vështirë: si të reagojë ndaj sulmeve që shkaktojnë dëme serioze, por që nuk shoqërohen gjithmonë me një shpallje të hapur të përgjegjësisë. Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ka deklaruar në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” se aleanca ka treguar aftësinë për të menaxhuar përshkallëzimin e situatave të tilla, përmes reagimeve të dukshme dhe veprimeve që nuk bëhen publike. Ai iu referua veçanërisht sulmeve kibernetike që mund të bllokojnë shërbimet publike dhe të rrezikojnë infrastrukturat...