Nathan Fielder dhe dokumentari që vë në pikëpyetje të vërtetën, gënjeshtrën dhe dashurinë
Dokumentari i ri i Nathan Fielder, You Can See Everything, e rikthen Elizabeth Holmes në qendër të vëmendjes, por këtë herë jo vetëm për mashtrimin që tronditi botën e teknologjisë shëndetësore. Përmes një filmi treorësh, regjisori ndërton një rrëfim të pazakontë mbi manipulimin, marrëdhëniet njerëzore dhe kufirin gjithnjë e më të paqartë mes asaj që njerëzit thonë dhe asaj që besojnë vërtet. Emma Specter, në një shkrim për revistën Vogue, e përshkruan përvojën e saj të shikimit si një përballje me një histori që e mban publikun në tension dhe e detyron të rishqyrtojë kuptimin e fjalëve të përditshme. E vërteta, gënjeshtra, dashuria dhe besimi shndërrohen në pyetje të hapura, ndërsa personazhet lëvizin mes rrëfimeve kontradiktore dhe përpjekjeve për të kontrolluar mënyrën se si perceptohen...
Burimi:
kultplus.com