Narko-policia dhunon gazetarin Izmir Akulli: Më goditën me shkelma e grushte, thyen telefonin dhe ….

Narko-policia dhunon gazetarin Izmir Akulli: Më goditën me shkelma e grushte, thyen telefonin dhe ….

Kryeredaktori i Dosja.al, Izmir Akulli, ka rrëfyer në një lidhje të drejtpërdrejtë me Syri TV, në bisedën me gazetaren Armela Ferko, dhunën që ka përjetuar nga efektivët e FNSH-së gjatë protestës në Tiranë. Akulli tha se po filmonte disa efektivë që po dhunonin një student pranë Bankës së Shqipërisë, kur një prej tyre iu vërsul, i theu telefonin dhe më pas, së bashku me katër efektivë të tjerë, e goditi me shkelma e grushte, duke i hedhur edhe spray në fytyrë. Ndonëse u identifikua si gazetar në krye të detyrës, ai tha se dhuna nuk u ndal. Pas vizitës mjekësore në QSUT, Akulli deklaroi se do të bëjë kallëzim pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe do ta ndjekë çështjen deri në fund. “Dhuna ndaj gazetarëve...