Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Naim Frashëri në diplomimin e Sevasti Qiriazit dhe takimi me Koto Hoxhin
Nga: Zija Basha Stamboll, korrik 1891. Mëngjes me fllad të freskët që vinte nga Bosfori aty pranë. Një grup vajzash zbritën shkallëve të konviktit të “Robert College”, të veshura me përparëse të zeza e jaka të bardha, nëpër një rrugicë të ngushtë të shtruar me kalldrëm me gurë të zezë. Në të dy anët e rrugicës, trëndafilat shumë ngjyrësh stolisnin atë parajsë të vogël, për të cilën kujdeseshin këto vajza që ecnin qetë si flutura, drejt godinës së shkollës impozante të tyre. Dalloheshin qartë shkronjat latine “Robert College”. Bisedonin me zë të ulët e hera herës përqafonin njëra-tjetrën. Drejtoria e kolegjit organizonte një takim lamtumire me këto nxënëse, që mbaruan këtë kolegj amerikan, e do të shpërndaheshin në vendet e tyre. Midis tyre dallohej një...