“Na jepni lekë ose do iu vendosim gjobë”, AMP arreston dy policë që kërkonin ryshfet
Dy punonjës policie të Komisariatit nr. 4 në Tiranë janë arrestuar në flagrancë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pasi dyshohet se i kanë kërkuar dhe marrë një qytetari 20 mijë lekë për të mos e ndëshkuar për një shkelje rrugore. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë dy efektivë policie, të dy me gradën inspektor, të cilët shërbenin në Patrullën e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë nr. 4 në Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të AMP-së, dy punonjësit, të identifikuar me inicialet A. S., 20 vjeç, dhe Xh. F., 23 vjeç, dyshohen për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim. Sipas AMP-së, hetimi ka...
Burimi:
gijotina.com