Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Mungesa e Elman Abules shtyn seancën për Erion Veliajn
👁11413
Seanca gjyqësore për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për të martën në orën 11:30. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e biznesmenit Elman Abule, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Në këtë seancë ishte parashikuar që Prokuroria e Posaçme (SPAK) të paraqiste në gjykatë raportin dy mujor mbi ecurinë e hetimeve. Erion Veliaj po hetohet nga SPAK për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave.