Moti sot/ Reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Moti sot/ Reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit

Dita e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në mëngjes, me vranësira që do të shtohen kryesisht nga orët e mesditës. Këto vranësira do të sjellin reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në Ultësirën Perëndimore dhe në relievet malore në juglindje, reshjet pritet të jenë me intensitet mesatar, në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Nga orët e pasdites, reshjet do të humbasin intensitet dhe do të izolohen në relievet malore, derisa të ndërpriten plotësisht. Era do të fryjë me shpejtësi mesatare 2-7 m/s nga verilindja në veriperëndim. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht në jugperëndim dhe në zonat luginore, era do të fitojë shpejtësi 10-16 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i ulët,...