“Mos bëni politikë me shëndetin”- Ministrja Spahiu i përgjigjet PD: E vërteta e dyerve të hapura, të zgjidhim hallet e qytetarëve!

“Mos bëni politikë me shëndetin”- Ministrja Spahiu i përgjigjet PD: E vërteta e dyerve të hapura, të zgjidhim hallet e qytetarëve!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu i është përgjigjur Partisë Demokratike lidhur me akuzat e pavërteta se ajo nuk ka pritur Albi Sulën dhe nënën e tij 70-vjeçare. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja Spahiu, ndërsa ka nxjerr foto nga takimi, ku e ka pritur personalisht të riun bashkë me nënën e tij, sqaron se vendosi që rasti do të ndiqet hap pas hapi nga strukturat shëndetësore. “Qytetari në foto është Albi Sula. Së bashku me nënën e tij, e prita dje personalisht në zyrën time. E dëgjova me vëmendje për problematikën e tij shëndetësore dhe rrugëtimin e vështirë të trajtimit. Sqaruam hap pas hapi ndjekjen e rastit nga strukturat shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si edhe hapat që...