“Mos bëj viktimën, nuk jam Goni”, Haxhiu përplaset me Shehajn: Rama është më intelektual sesa ti!

“Mos bëj viktimën, nuk jam Goni”, Haxhiu përplaset me Shehajn: Rama është më intelektual sesa ti!

Gazetari Baton Haxhiu u përplas me kreun e Partisë Mundësia Agron Shehaj, me këtë të fundit që i kërkoi Haxhiut të mos bëjë viktimën. Haxhiu e Shehaj u përplasën në “Opinion” ndërsa po flitej për qeverisjen e Edi Ramës dhe rolin e mediave me Haxhiun që quajti Ramën kryeministrin më të mirë që ka pasur historia e Shqipërisë. Ndërkohë Shehaj iu kthye duke i thënë se një gazetari të pasur nuk mund t’i besohet kurrë. Debati Haxhiu: Rama dhe Goni e kanë një tipar, përballen me mediat. Shehaj: Kur u bëmë miq që më drejtoheni me Goni, unë nuk ju thërras Toni, Tani. Haxhiu: Në rregull doni t’iu drejtohem me Agron. Shehaj: Mos beso gazetarët e pasur, vetëm viktimën mos e bëj. Montanelli kishte një shprehje: Mos...